Sorry, no posts matched your criteria.

Si të “mashtroni” stomakun tuaj

Fatmirësisht ka disa hile për të gënjyer stomakun sikur jeni ngopur edhe me pak sasi ushqimi.

Konsumoni më shumë ushqime pikante

Të konsumoni ushqime pikante përveç se ju redukton oreksin, ndihmon edhe në djegien e më shumë kalorive pas një vakti.

Pini nga një gotë të gjatë dhe të ngushtë

Kjo hile është më shumë për të gënjyer veten. Zakonisht pijet me gaz nuk sugjerohen gjatë një diete, por nëse nuk bëni dot pa to, merrni një gotë të gjatë dhe të ngushtë në mënyrë që të konsumoni më pak.

Konsumoni mente

Era e mentes redukton nepsin për çfarëdo ushqimi që ju është kthyer në rutinë.

Filloni çdo vakt me një gotë ujë

Në këtë mënyrë një pjesë e stomakut tuaj do të jetë e mbushur dhe do të keni më pak hapësirë për ushqimin.

Përdorni pjata të vogla

Shpeshherë njerëzit konsumojnë më shumë vetëm sepse duhet të mbarojnë gjithçka kanë në pjatë. Ky problem mund të zgjidhet shumë thjeshtë duke vënë në përdorim pjatat e vogla

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com