Sorry, no posts matched your criteria.

11 ushqimet që luftojnë sëmundjet e rënda

Gjëja e parë që duhet të ndryshohet për të parandaluar ose trajtuar sëmundjen e kancerit është ushqimi.  Disa ushqime përmbajnë veti luftuese ndaj  kancerit dhe është më mire që ato të konsumohen  më tepër .

Me qëllim për të ndihmuar trupit tuaj të luftojë sëmundjet , ju duhet të ushqeheni me ushqime që ju japin energji . Shumë studime sugjerojnë se dietat dhe ushtrimet e rregullta trupore luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e normës së mbijetesës në njerëzit që vuajnë sëmundjen e kancerin.

Edhe pse mjekimi ka rolin e vet, është mirë që të përfshihen edhe ushqime që luftojnë kancerin brenda  dietës suaj për të rritur shanset e mbijetesës. Por është mirë që të konsultoheni me një mjek përpara se të bëni ndonjë ndryshim në dietën tuaj.

11 ushqimet që luftojnë kancerin:

1.Panxhari :

Panxhari përmban ‘anthocyanin-a ’, një pigment blu që gjendet tek bimët  I cili lufton kancerin e qelizave në trup. Studimet sugjerojnë se panxhari  mund të parandalojë kancerin e gjakut dhe gjithashtu kancerin e trurit.

2.Hudhra :

Hudhra përmban  allicin I cili parandalon përhapjen e qelizave të kancerit. Ajo gjithashtu  siguron praninë e tryptophan-it  dhe  selenium-it.

3.Zarzavatet:

Zarzavatet ose perimet jeshile përmbajnë sulforafan I cili parandalon sëmundjet e kancerit. Studimet tregojnë se mund të parandalojnë kancerin e zorrës së trashë.

4.Domatja:

Domatet përmbajnë ’ lycopene’. Mbi baza studimesh tregohet se konsumimi i rregullt I  domateve mund të minimizojë rrezikun e prostatës dhe të llojeve të tjera të kancerit të lidhura me atë të gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.

5.Kërpudha:

Disa studime pohojnë se kërpudhat  të ndihmojnë dhe përmbajnë veti luftuese kundër kancerit.

6.Arra :

Arrat kanë në përbërjen e tyre ‘selen’ I cili është mjaft I rëndësishëm në luftën kundër qelizave kanceroze dhe gjithashtu duke I bashkangjitur dhe fruta të  tjera të thata, përmbajnë lëndë ushqyese për sistemin imunitar.

7.Fara e kungullit:

Farat e kungullit përmbajnë vitaminën ‘ E’ e cila ka kapacitet për të minimizuar rritjen e qelizave të kancerit si dhe është  e mirë për imunitetin tuaj.

8.Fara luledielli:

 Ato përmbajnë vitaminë ’ E’ dhe prani në masë të elementit zink i cili përshpejton procesin e shërimit ndaj sëmundjeve kanceroze.

9.Speci I kuq:

Speci i kuq ka në përmbajtjen e tij vitaminën ‘C’ e cila ndihmon në luftën kundër sëmundjeve dhe rrit imunitetin e organizmit.

10.Karrota:

Lëngu I karrotave është një nga pijet që lufton më shumë sëmundjet e kancerit dukeqënëse përmban agjent kurues në formulën e tij.

11.Peshku:

Prania e acidit ‘Omega 3 ‘, një acid yndyror I cili gjendet kryesisht në produktet e peshkut si dhe vetitë e tjera ushqyese të tij,  ndihmojnë  trupin tuaj në luftën kundër  kancerit .

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com