Sorry, no posts matched your criteria.

Mariah Carey pranon hapur tradhëtinë e saj, romanca që iu fsheh publikut

Mariah Carey ka pranuar zyrtarisht se përgjatë kohës që ka qenë e martuar ka tradhtuar.  Në një intervistë për “Vulture”, këngëtarja rrëfeu për romancën e saj me Derek Jeter. Mesa duket marrëdhënia mes tyre ka qenë një romancë e ndjerë, pasi ajo u shpreh se ende mban mend puthjen e para që ka shkëmbyer me Jeter.  

 “Nuk mund ta harroj kurrë atë moment. Dua të them, nuk është sikur të ishte thellësisht intensive, stimuluese intelektuale, ishte një moment i shkëlqyeshëm dhe ndodhi në një mënyrë hyjnore “- u shpreh Mariah. Ndërkaq publiku është në pritje të librit të saj, që do të dalë së shpejti në treg, ku natyrisht që do të ketë më shumë detaje nga kjo histori dashurie. Romanca mes këngëtares së famshme dhe ish-lojtarit të Yankee ka ndodhur ndër që Carey ka qenë e martuar me Tommy Mottola, me të cilin u divorcua në vitin 1988.

POST A COMMENT