Sorry, no posts matched your criteria.

Kelmendi GmbH, shije shqiptare nëpër botë

Kompanitë shqiptare në botë shpesh herë janë shndërruar në lider. E tillë është edhe historia e suksesit të Kelmendi GmbH. Një emër i madh ndërkombëtar, që pas tyre fshihen shqiptarë që ditën sesi këtë brand ta bëjnë ndër më të suksesshmit në Gjermani, por jo vetëm.

Me mbi 650 larmishmëri produktesh në treg Kelmendi GmbH rradhitet tek emrat ‘big’ në tregun gjerman, duke u shtrirë tashmë edhe në shumë shtete të tjera si Suedi, Danimarkë, Irlandë, Britani e Madhe, Zvicër, Francë dhe shumë shtete të tjera europiane. Kompania me origjinë shqiptare ofron produkte hallall, duke garantuar cilësinë dhe shijen në një produkt të vetëm.

Duket se brandi Kelmendi GmbH, ka bërë edhe mediat ndërkombëtare të flasin për të, duke vlerësuar profesionalizmin dhe shijen e produkteve, që duhen thënë ruajnë autenticitetin e recetave tradicionale shqiptare.

Fillimisht Kelmendi GmbH u themelua në Kosovë në vitin e largët 1971. Do të ishte viti 1996, kur kompania do të shtrihej edhe në Gjermani, për të zgjeruar kështu biznesin edhe në tregjet ndërkombëtare. Me shumë vlerësime, tashmë Kelmendi GmbH do të bëhet pjesë e Panairit të famshëm CIBUS 2021 që mbahet nga datat 31 gusht deri me 3 shtator, në Itali.

Si një kompani që vlerëson pjesëmarrjen në Panaire, pas pjesëmarrjes në Dubai, tanimë duket se është momenti që edhe tregu Italian të njihet me produktet e Kelmendi GmbH. Filozofia e kësaj kompanie është ruajtja e cilësisë së produktit, duke ardhur tek konsumatori gjithnjë me risi dhe profesionalizëm.

POST A COMMENT