
Nëna e Elon Musk bëhet modelja më e vjetër e revistës prestigjioze
Familja Musk ja arrin të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe kjo jo vetëm për pasuritë që kanë.
Nëna e CEO-s së Tesla, Elon Musk, Maya Musk, është bërë modelja më e vjetër në kopertinën e revistës ‘Sports Illustrated Swimsuit’.
Ajo është një nga katër modelet që janë yjet e kopertinës së revistës për vitin 2022, si dhe yjet amerikane Kim Kardashian, këngëtarja Clara dhe sipërmarrësja e modës Yumi Nu.
Shtatëdhjetë e katër vjeçarja u fotografua nga Yu Tsao në Belize, teksa kishte veshur një body Bahia Maria me detaje lulesh 3D. Besojmë se komplimentat ndaj saj kanë qenë të shumtë për këtë projekt.