Sorry, no posts matched your criteria.

Rihanna bëhet nënë për herë të parë. Vjen në jetë vogëlushi

Rihanna merr zyrtarisht statusin “mami”! Këngëtarja e njohur e dhjetëra hiteve i ka dhënë fund pritjes së ëmbël pak ditë më parë. Themeluesja e Fenty Beauty lindi fëmijën e saj të parë, një djalë, me të dashurin A$AP Rocky, më 13 maj në Los Angeles, sipas TMZ.

Rihanna dhe reperi i njohur janë në lidhje që nga fillimi i vitit 2020. Ata dolën publikisht me romancën e tyre në nëntor të po atij viti. Gjatë kësaj kohe e gjithë bota është mrekulluar nga fotot dhe paraqitjet publike të Rihannës që nxirrnin në pah barkun e rrumbullakosur. Ajo është shprehur se nuk i pëlqenin veshjet standarte të shtatzënisë dhe preferonte që ta ekspozonte barkun pasi kështu ndihej më mirë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com