Sorry, no posts matched your criteria.

Pse “i ra bomba” Bora Zemanit? Moderatorja rrëfen planet për një fëmijë të dytë…

Moderatorja Bora Zemani, e cila prej vitesh vazhdon karrierën e saj në televizionin “Top Channel”, ka qenë një ndër të ftuarat e kësaj jave në programin “Goca dhe Gra”.

Ajo është rrëfyer për jetën e saj private, për thashethemet e ndarjes me Donald Veshajn, për sezonin e ri të programit të saj “Piramida”, por edhe për mundësinë e një fëmije të dytë.

“Nuk është se e kemi bërë me plan, tani apo pastaj. Kur të vijë, ai do të jetë i mirëpritur. Vajzë, djalë, çfarëdo që të jetë ne jemi shumë ok.” – i është përgjigjur Bora pyetjes nëse kanë në plan të afërt të bëjnë një fëmijë me Donaldin.

“Arbori do të donte një motër ose vëlla, por ai tashmë është bërë me një vëlla nga ana e babit të tij, kështu që është plotësuar në këtë pjesë. Por duke qenë se ai jeton me ne pa diskutim që do të gëzohej shumë, se me atë do të rritej.” – rrëfen moderatorja në lidhje me dëshirën e djalit të saj Arbor, që ajo të bëhet edhe një herë tjetër mama.

Ky diskutim sigurisht që hedh poshtë çdo thashethem ndarjeje nga Donald Veshaj që ka qarkulluar muajt e fundit, për të cilat Bora Zemani shprehet e habitur. Ajo thotë se ka kuptuar që ishte përhapur një lajm i tillë, kur në një postim në Instagram të një fotoje të Donaldit, njerëzit i shkruanin të lumtur që ata ishin ende bashkë.

Gjithësesi ajo tregon dhe një rast gazmor që mund të cilësohet si një “prag ndarjeje” nga i dashuri i saj, kur një telefonate të bërë në telefonin e tij iu përgjigj i vëllai, Romeo.

“Ç’të duhet ty se ku jam? Ik mos më merr mua më në telefon!” – tha Romeo nga krahu tjetër duke imituar Donaldin, çka e nervozoi shumë Borën, që e përshkruan këtë moment sikur “i ra bomba”. Por në telefonatën e dytë, kur Bora ishte bërë gati të bërtiste ndaj “të dashurit të saj”, të qeshurat nga krahu tjetër i telefonit kishin zbuluar lojën.

Bora tregon se nga zëri nuk kishte arritur të dallonte se ishte Romeo që po fliste, por që fizikisht nuk ka pasur kurrë vështirësi për të dalluar binjakët nga njëri-tjetri.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com