Një miks mes nostalgjisë dhe të tashmes, Madonna rishkruan historinë e albumit “Bedtime Stories”, 30 vite më pas…
Ishte viti 1994 kur ikona e muzikës Madonna linte mënjanë provokimet për të eksploruar të tjera anë të aftësive të saj artistike, me një album që bënte bashkë sensualitetin me reflektimin.
Sot, më shumë se 30 vite më pas, këngëtarja i rikthehet atyre notave me albumin EP “Bedtime Stories – The Untold Chapter”, i cili përbëhet nga 8 këngë që tregojnë evolucionin e një projekti që u shndërrua në kult, i cili sot “vishet” me R&B, elegancë dhe nostalgji.
Ky EP vjen në bashkëpunim me Stuart Price, producentin me të cilin Madonna ka bashkëpunuar edhe për “Confessions on a Dance Floor”. Këtë herë, për t’i dhënë jetë disa versioneve demo apo regjistrimeve të rralla që kishin mbetur në sirtar, të cilat formojnë një mozaik muzikor mes të shkuarës dhe të tashmes.
“Dëshiroja që të tingëllonte si një ëndërr që fillon të dëgjohet” – është shprehur Madonna në një komunikimin në sitin e saj zyrtar.
Kujtojmë se në vitin 1994, “Bedtime Stories” ishte një pikë kthese për Madonna-n, me këngët “Take a Bow”, “Secret”, Human Nature” etj., me të cilat ajo tregoi se di të shfaqet dhe ndryshe, me të gjithë autenticitetin e saj.
Albumi atëherë shiti më shumë se 7 milionë kopie në të gjithë botën, duke marrë vlerësime shumë pozitive nga kritika.
Sot, “The Untold Chapter” premton të sjellë të njëjtën energji por në një tjetër kohë, me gjithë “bagazhin” e përvetësuar në gjithë këto vite karrierë. Projekti i ri është i disponueshëm në 3 versione për të gjithë fansat e Madonna-s: si një vinyl i zi në edicion të limituar, në formën digjitale si dhe në formën speciale me 2 CD e cila përfshin edhe albumin origjinal. Këto janë të shoqëruara edhe me foto ekskluzive si dhe faqe me tekste apo ilustrime të ndryshme.
Më poshtë gjeni këngët e “Bedtime Stories – The Untold Chapter”:
“Survival” – Quiet Storm Demo Remix
“Secret” – Allstar New Single Mix
“Right On Time” – Original Demo Edit
“Don’t Stop” – Original Demo Edit
“Freedom” – Short Mix
“Human Nature” – Howie Tee New Clean Edit
“Let Down Your Guard” – Rough Single Mix
“Love Won’t Wait” – Original Demo Edit
