Sorry, no posts matched your criteria.

Historia e dy shoqeve të ngushta që mbetën shtatzënë njëkohësisht dhe sollën në jetë… shumë fëmijë!

Madison Knight, 28 vjeçe, dhe mikja e saj më e mirë Jamesen Hicks që është 2 vite më e re, po jetojnë një histori të rrallë dhe emocionuese.

Shoqet janë njohur në vitin 2020 dhe prej atëherë kanë kaluar së bashku çdo moment të rëndësishëm të jetës së tyre, por ajo u kishte rezervuar dhe diçka më speciale: ato u befasuan kur kuptuan se do të bëheshin nëna pothuajse në të njëjtën kohë… dhe të dyja me shtatzëni të shumëfishtë!

Në korrik të vitit 2024, Madison mësoi se ishte shtatzënë. Ajo ndau lajmin e parë pikërisht me Jamesen, ashtu siç kishin bërë përherë me gjërat e rëndësishme të jetës së tyre. Pak javë më vonë, në ekografinë e parë Madison zbuloi se priste binjakë, një ndjesi që thotë se e kishte parandjerë prej kohësh.

Por pak muaj më vonë, në tetor erdhi radha e Jamesen-it. Pasi pa një vijë të zbehtë në testin e shtatzënisë, ajo thirri menjëherë Madison-in dhe së bashku e konfirmuan lajmin. Por surpriza më e madhe ndodhi në ekografinë e parë të Jamesen-it: jo që nuk kishte vetëm 1 fëmijë, por ishin trinjakë!

“U shokova dhe nisa të qaja nga gëzimi.” – thotë Madison, duke kujtuar momentin kur pa tre qeset amniotike në imazhin që i tregoi mikja e saj.

Në fillim të vitit 2025, Madison solli në jetë dy fëmijët e saj, Sutton dhe Barrett, ndërsa Jamesen lindi djemtë Campbell, Graham dhe Bennett në mars. Të gjithë foshnjat erdhën në jetë para kohe dhe kaluan javë të vështira nën kujdesin e mjekëve, duke e bërë marrëdhënien mes dy shoqeve edhe më të fortë.

Madison tregon se periudha e spitalit ishte shumë e vështirë dhe e izoluar, por Jamesen ishte pranë saj sa herë që mundej. Edhe kur Jamesen u shtrua për pushim shtrati në një spital në Florida për shkak të rrezikut të lartë të shtatzënisë, ato vazhduan të komunikonin çdo ditë.

Sot, familjet jetojnë vetëm 10 minuta larg njëra-tjetrës dhe e kalojnë shumicën e kohës bashkë, duke ndarë lodra, pajisjet për fëmijë dhe mbi të gjitha përvojën e rritjes së shumë fëmijëve. “Është kaotike, por një kaos i bukur! Është një bekim i madh që të gjithë janë të shëndetshëm dhe po rriten mirë. Dhe më e mira nga të gjitha është që nuk po e bëjmë këtë udhëtim vetëm, jemi njëra për tjetrën në çdo hap.” – shprehet e emocionuar Madison.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com