Sorry, no posts matched your criteria.

Luana flet për traumën që kaloi nga përndjekësi: Më ka lënë shenjë…

Në episodin e dytë të projektit të saj “Thuaje”, Luana Vjollca ka rrëfyer një ngjarje që i ka shenjuar jetën e saj. Në videon e titulluar “Trauma”, ajo rrëfen për përndjekjen që i është bërë nga 5 persona të konsideruar fansa të saj njëri prej të cilëve edhe e ka sulmuar.

Luana ka treguar gjithashtu në video se kur e ka ndjerë të nevojshme ka ndjekur edhe seanca psikologjike.

“Përndjekësit më kanë krijuar një lloj traume, që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve të Tiranës, Shqipërisë, Kosovës, e shoqëruar gjithmonë nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar. Jam e frikësuar sepse kam pasur 5 raste në 15 vite, njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatikisht i njohur sepse askush nuk e ka parë, por mua më ka lënë një shenjë, një plagë, sepse ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë e falënderoj Zotin çdo ditë që atë mbrëmje nuk kam pësuar asgjë. Por ka qenë mjaftueshëm që mua të më krijohet kjo traumë që kam nga njerëz që më përndjekin. Është tentuar të më… Kam arritur të shpëtoj paq, të vrapoj, të iki nga situata, por vetëm kur imagjinoj që ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë është… për mua inspirim sa të forta janë! Unë kalova një traumë pa e përjetuar dhe ka njerëz që e përjetojnë”, tha Luana.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com