Sorry, no posts matched your criteria.

“Do të marrësh ndonjë plumb!” – Jada Pinkett Smith kërcënon mikun e ngushtë të Will Smith?

Jada Pinkett Smith, aktorja dhe njëkohëshisht bashkëshortja e Will Smith është paditur në nëntor të këtij viti për një dëmshpërblim prej 3 milionë dollarësh nga Bilaal Salaam, i cili e prezanton veten si miku më i ngushtë i Will për gati 4 dekada, me të cilin ka punuar në projekte personale e profesionale.

Sipas dokumenteve të padisë, Salaam thotë se në shtator të vitit 2021, gjatë një feste private për ditëlindjen e 53-të të Will Smith në një kinema në California, Jada iu afrua së bashku me rreth 7 persona nga stafi i saj në mënyrë kërcënuese. Ai pretendon se Jada u tregua agresive me fjalët dhe tonin e saj, si dhe e kërcënoi që të mos fliste për çështje personale të saj në publik.

“Do të përfundsoh i zhdukur ose do të marrësh ndonjë plumb!” – ishin fjalët e Jada-s, sipas rrëfimit të Bilaal Salaam.

Salaam gjithashtu deklaron se Jada i kërkoi me ngulm të firmoste një marrëveshje fshehtësie, ndërkohë që një prej truprojave të saj e ndoqi deri te makina e tij duke e kërcënuar. Gjithësesi, nuk janë zbuluar detaje të tjera se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë situatë të rënduar.

Sipas padisë së Salaam, thuhet se Jada dhe ekipi i Will Smith nisën një fushatë hakmarrëse kundër tij, pasi ai nuk preferoi të përfshihej në menaxhimin e krizës së krijuar pas incidetit të Will me komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”.

Refuzimi erdhi për arsye se Bilaal i konsideroi “të paligjshme, joetike ose moralisht të diskutueshme” disa veprime për menaxhimin e sitautës.

Nuk dihet ende versioni zyrtar i zanafillës së ngjarjeve, por mesa duket nuk është vetëm Jada ajo që i është kundërvënë Saalam-it, por edhe miku i tij Will Smith. Ky çift, prej vitesh diskutohet për marrëdhënien e tyre disi “të çuditshme” dhe dritëhijet që i kanë shoqëruar në gjithë vitet e tyre të martesës, çka shpeshherë ka qenë një kurth edhe për njerëzit afër tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com