Sorry, no posts matched your criteria.

Eni Koçi flet për herë të parë për raportin me djalin e Gencin

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatikë të shoëbizit shqiptarë. Edhe pse kanë vite që e kanë bërë publike dashurinë e tyre, shumë pak dimë se si ka nisur gjithçka mes dyshes dhe ç’planesh kanë ata për të ardhmen.

Por së fundmi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Eni ka treguar gjithçka që nuk kemi ditur më parë për çiftin. Ajo ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se asokohe mendonte se ai ishte shumë mendjemadh e komenti i Gretës për këtë rast ka qenë epik.

 “Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni.

E pyetur për diferencën në moshë më Gencin dhe nëse ndihet konfuze për këtë gjë, Eni është shprehur:

 “Pika e parë jeto për veten tënde dhe bëj atë që ta ndjen zemra se goja e njerëzve nuk mbyllet kurrë. Një jetë kemi dhe çdo njeri duhet ta jetojë ashtu siç ja do zemra. Në rastin tim , diferencën time me Gencin nuk e konsideroj tabu dhe as të tepruar. Por edhe nëse do ishte, është çështja jonë dhe jo e njerëzve. Personalisht e gjykoj që pjekuria e mashkullit sjell edhe qetësinë dhe lumturinë e femrës”.

Sa i përket raporteve me djalin e Gencit, ajo thotë:

 “Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri, nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”.

Ndërsa dasma duket se nuk është fare në planet e tyre, sepse sipas Enit është një lodhje e madhe për nusen dhe dhëndrin.“Jam menduar shumë për këtë pjesë dhe mendoj që dasma për nusen dhe dhëndrin është një lodhje e paparë. Kështu që nuk jam shumë për dasmë”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com