Sorry, no posts matched your criteria.

Vitamina D, e njohur ndryshe si vitamina e diellit, është një ndër vitaminat më të rëndësishme në trupin e njeriut.  Duke qenë esenciale për shëndetin, mungesa e saj, mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin duke shkaktuar problemet e mëposhtme:  Ndikon në shfaqjen e depresionit:   Mungesa e ekspozimit në diell, i cili është edhe burimi kryesor i vitaminës D ndikon drejtpërdrejt në mos-oksigjenimin e trurit dhe mund të jetë shkak për shfaqjen e problemeve me depresionin dhe çrregullimeve afektive sezonale (trishtimi dimëror). Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D.  Ndikon në shfaqjen e kancerit kolorektal:   Studimet e ndryshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D mund të çojë në shfaqjen e kancerit kolerektal, njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë ose rektumit.  Ndikon në shfaqjen e dhimbjeve të kockave dhe dobësisë muskulare:    Vitamina D nxit përthithjen e kalciumit në lukth dhe mbajtjen e tij në nivele normale në gjak bashkë me parathormonin (PTH) duke mundësuar kështu mineralizimin normal të kockave. Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt miopatisë, e cila shoqërohet me dobësim dhe dhimbje të muskujve.  Duke qenë se vitamina D lehtëson përthithjen e fosfateve dhe kalciumit, mungesa e saj mund të çojë në deformime të strukturave kockore. 

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vijojnë pushimet në Capri me një super jaht luksoz për të hfestuar 52-vjetorin e lindjes së këngëtares.  Çifti është fotografuar teksa shkëmbenin puthje pasionante gjatë mbrëmjes së kaluar në Nerano të Italisë.  Jennifer shihet e ulur në prehrin e të dashurit të saj duke buzëqeshur, ndërsa Ben i dhuron një puthje në qafë.  Më pas çifti shkëmbejnë puthje pasionate në buzë,dhe duken më të dashuruar se kurrë. 

Orinda dhe Turi janë duke shijuar fëmijën e tyre të parë. Çifti ndan pothuajse çdo ditë me ndjekësit momente nga përditshmëria me Atarën e cila ka zbukuruar jetën e tyre.  Ditën e sotme, për të parën herë Orinda ka zhvilluar një pyetësor të shkurtër me ndjekësit e saj.  Përmes tij ajo ka zbuluar se gjatë kohës që ishte shtatzënë nuk dëshironte ta zbulonte gjininë e fëmijës, por Turjani ja ka bërë surprizë për ditëlindje.  Gjithashtu Orinda ka publikuar dhe një foto, që duket se është shkëputur nga surpriza që Turi ka përgatitur për të zbuluar gjininë.  “Gjininë e kemi pasur në analizë që 11 javëshe, por unë nuk kam dashur ta di, derisa ma bëri surprizë Turjani për ditëlindje. Të ishte për mua do e lija ta zbuloja në lindje”, ka treguar Huta.