Sorry, no posts matched your criteria.

“Tentuan të më fusin me zor në makinë”/ Lei rrëfen ngjarjen e frikshme

Prezantuesja Lei Kraja ka rrëfyer ngjarjen e frikshme që ka përjetuar në kohën kur jetonte në New York.

E ftuar në emisionin  “Natën me Aulonën”, Lei ka treguar momentin kur tentuan ta fusnin me zor në makinë. Ngjarja la ndodhur gjatë kohës kur ajo jetonte në Neë York dhe punonte deri vonë. Prezantuesja është shprehur se iu desh të futej nëpër shkallë për të shpëtuar dhe se rruga ishte pa njerëz.

 “Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, -ka thënë Lei.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com