Xhensila flet për një fëmijë të dytë: Besi do djalë, unë një motër për Ajkën
Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emsionin “Rudina” ku tregoi planet e saj në lidhje me familjen. Natyrisht që pjesë e bisedës veç projekteve ka qenë edhe familja. Rudina e ka pyetur nëse kanë plane për të shtuar familjen e tyre dhe duket se përgjigja ka qenë evasive. “Që do shtohet, sigurisht, por ende nuk kemi ndonjë plan. Kurdo që të vijë, është i mirëpritur…”,- iu përgjigj Xhensila pyetjes së Rudina Magjistarit.
Por në lidhje me gjininë e fëmijës, aktori dhe këngëtarja janë të ndarë në këtë drejtim. Besi është tipik shqiptar dhe do një djalë shok për vete, ndërsa Xhensila do të kishte më shumë në qejf një motër dhe shoqe për Ajkën. “Besi këtu është tipik shqiptar, ai do djalë, ndërsa unë dua që Ajka të ketë një motër, sepse kam parasysh edhe lidhjen që kam unë me motrën…”