Sorry, no posts matched your criteria.

“U habit edhe babysitter-i!” – Scarlett Johansonn tregon takimin e parë të çuditshëm me bashkëshortin e saj

Historia e dashurisë mes aktores Scarlett Johansson dhe bashkëshortit të saj, komedianit Colin Jost ka nisur në mënyrë disi “të çuditshme”.

Sipas 41-vjeçares, në fakt Colin mendonte se ata nuk kishin një të ardhme bashkë, pas takimit të parë.

“Takimi im i parë me Colin erdhi pasi askush nuk më kishte kërkuar një takim më herët! E kam seriozisht. Unë kam qenë një “monogame seriale” dhe asnjë njeri nuk kishte shprehur dëshirën e thjeshtë për të ngrënë një darkë me mua.” – shprehet Scarlett në programin “Today with Jenna & Friends”.

“Shkuam për darkë në një restorant italian. Ishte një takim shumë i bukur. Pasi mbaruam së ngrëni, Jost tha se do takonte disa miq dhe më ftoi për të pirë nga një gotë me ta.  Por duke qenë se unë ‘nuk dija nga këto punë’, thjesht ika në shtëpi” – rrëfen aktorja, e cila me shaka tregon edhe se nga kthimi i saj herët në shtëpi, ishte habitur dhe kujdestarja e vazjës së saj.

“Pse erdhe kaq shpejt në shtëpi?!” – ishte pyetja gjithë habi e babysitter-it, së cilës Scarlett nuk ju përgjigj dot me një arsyetim bindës.

41-vjeçarja tregon se ishte pikërisht kjo “arratisje” nga takimi i parë që e kishte bërë bashkëshortin e saj të ardhshëm të mendonte se nuk do të kishin një të ardhme. Sipas aktores së famshme, paniku momental e kishte bërë të largohej nga darka pa vazhduar më tej, ndoshta ngaqë kishte pasur kohë pa një takim të tillë, pas 2 martesave njëra pas tjetrës. Gjithësesi, pavarësisht fillimit disi konfuz, marrëdhënia e tyre është forcuar gjithnjë edhe më shumë, duke sjellë në jetë edhe një djalë, Cosmo i lindur në vitin 2021. Scarlet Johansson dhe Colin Jost janë takuar për herë të parë në vitin 2006 kur aktorja drejtoi një puntatë të “Saturday Night Live” ku komediani bën pjesë, por nisën të dilnin bashkë në vitin 2017. Ata janë martuar në vitin 2020 në një ceremoni private, larg “zhurmës” hollivudiane.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com