Sorry, no posts matched your criteria.

Xhemi Shehu ka dy fjalë për Fjoralba Ponarin

Fjoralba Ponari është moderatorja që do të drejtojë këtë sezon të ri “Portokalli” krah aktorit të humorit, Salsano Rrapi.

Moderatorja ka përfunduar tashmë sezonin e emisionit “Më thuaj një dëshirë” dhe rinisi një sfidë të re, siç është drejtimi i Portokalli, i cili filloi mbrëmjen e djeshme.

Së fundmi, moderatorja bukuroshe postoi një foto nga skena e “Portokalli-së” në Instagram, ku urimet për Fjoralbën ishin të shumta. Komenti që u spik ishte ai i Xhemi Shehut, figura e së cilës është e lidhur ngushtësisht me moderimin e këtij programi prej disa vitesh. Ajo zgjodhi të largohej nga ky rol në sezonin e kaluar.

“Suksese, e meriton”, ka shkruar Xhemi në foton e Fjoralbës, duke e uruar dhe përgëzuar për perferomancën e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com