Drejtuesja e podcastit të famshëm thotë se nisi të pëlqejë vajzat për “faj” të Taylor Swift
Alex Cooper, drejtuesja e podcastit të famshëm “Call Her Daddy” është një fanse e çmendur e Taylor Swift dhe nuk ngurron asnjëherë të shprehë admirimin e saj.
Teksa ishte e ftuar në podcastin “In your dreams”, Cooper tregoi se si këngët e yllit të popit i ndryshuan jetën dhe se ishin pikërisht ato që ndikuan në pëlqimin e saj ndaj vajzave.
Gjatë bisedës me drejtuesen e podcastit, syrin e Cooper sigurisht që e tërhoqi një poster i albumit të vjetër “Fearless” të Taylor Swift që ndodhej në sfond, çka e bëri atë të nisë të këndojë.
“Ato këngë më ndryshuan jetën. Kur doli ky album isha në moshën kur sapo kisha nisur të pëlqeja djemtë. Por me kalimin e kohës nuk po e bëja dramatik faktin që djemtë po më refuzonin, sepse tashmë kisha Taylor-in që mund ta dëgjoja.” – shprehet Cooper duke qeshur.
“Kjo ishte koha kur Taylor luajti rolin e urës lidhëse me pëlqimin ndaj vazjave. Ajo ishte ‘zgjimi im seksual” për vajzat.” – shtoi Alex, duke i kërkuar edhe falje njëkohësisht këngëtares së famshme, duke qenë se një deklaratë e tillë mund të tingëllojë çuditshëm. Kujtojmë se Alex Cooper është e martuar prej më shumë se 1 viti me producentin e filmave Matt Kaplan.