Sorry, no posts matched your criteria.

U shfaq shumë i afërt me Gresa Hotin, Stresi sqaron marrëdhënien me modelen

Arkimed Lusha ose ndryshe i njohur si Stresi ka qenë në qendër të vëmendjes për afrimitetin që ka pasur ditët e fundit me Gresa Hotin.

Stresi i bëri lëmsh të gjithë me veprimet e tij pasi ky afrimitet me modelen erdhi pas deklaratave të reperit ku kërkonte ribashkimin me ish-bashkëshorten e tij Kejsin.

Mirëpo gjatë një bisede me Shota Baraliun, ai theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe dhe nuk ka për të pasur diçka më shumë mes tyre.

“Po ta them ty, kamerës e të gjithëve. Edhe nesër do ta sqaroj si do të jetë një shok shumë i ngushtë i një femre. Unë kur t’i them dikujt shoqe, ashtu mbetet. Jam shumë i sigurt për këtë punë, jam shumë i matur. Nuk mund të ndodhin me Gresën se i kam thënë shoqe të ngushtë”, u shpreh ai.

“Mua më pëlqen ta mbaj shoqe të ngushtë. Nuk do ta largoj Gresën. Unë kam dëshirë ta bëj shumë të lumtur si femër. Unë jam rritur me italianë. E di si është. Italianet duan adrenalinë, sikur thotë ajo bëj udhëtime nonstop. Me Gresën nuk mendoj, dhe nuk do të ndodhë”, shtoi më tej Stresi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com