Georgina Rodriguez, një mama shembullore edhe për djalin e Cristiano Ronaldos
Dasma e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo dhe partneres së tij Georgina Rodriguez është shumë afër, pas propozimit që portugezi i bëri disa javë më parë.
Por ndërkohë që çifti përgatitet për ditën e tyre të madhe, argjentinasja vazhdon të bëjë rolin e mamasë shembullore dhe të tifozes së “çmendur” për djalin e madh të futbollsitit.
“E adhuroj të qenurit mama. Jam shumë krenare për djalin tim!” – shkruan Georgina poshtë fotove të postuara në Instagram, ku duket krah Cristiano Junior, i cili me kombëtaren portugeze u-16 arriti të fitonte Federations Cup. Një gjest i vogël ky, por që tregon se Georgina ka vërtetë një marrëdhënie mama-fëmijë me djalin e madh të yllit të futbollit dhe nuk e ndan atë aspak nga fëmijët e tjerë që çifti ka së bashku.
Kujtojmë se pak javë më parë, pas shumë viteve marrëdhënieje, Cristino Ronaldo vendosi t’i propozojë Georginës, duke i dhuruar unazën që ajo kishte ëndërruar gjithmonë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Piers Morgan, sulmuesi u shpreh se nuk ishte një propozim “hollivudian” me lokacion ëndrrash, por gjithçka ndodhi në shtëpi pasi kishte marrë unazën, me “kërkesë” të dy djemve të tij. Një gjest i thjeshtë ky, por do të ndryshojë jetën e çiftit të famshëm.
Cristiano dhe Georgina janë bashkë që nga vitit 2016. Mes shumë thashethemesh, lëvizjesh në shtete të ndryshme dhe 5 fëmijë, ka ardhur momenti për të kurorëzuar dashurinë. Përflitet se dasma do të ndodhë shumë shpejt, edhe pse vet protagonistët nuk kanë zbuluar detaje për datën apo vendin e festës.


