Sorry, no posts matched your criteria.

U kap në momente intime me producentin italian, Selena Gomez bën deklaratën e papritur: Dua të martohem dhe të bëhem nënë…

Selena Gomez është gati t’i japë lamtumirën Hollywood.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme zbuloi se dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë. Ajo u shpreh se është e përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.

 “Shpresoj të martohem dhe të bëhem nënë”, tha 30-vjeçarja në podcast “Giving Back Generation”.

Më pas shtoi: “Do lodhem nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime në filantropi.”

Selena Gomez tregoi se dëshira për tu bërë prind i lindi teksa pa gjysmëmotrën e saj 8-vjeçare Gracie Teefey duke u rritur.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë në botë. Ndihem si prind në një farë mënyre, edhe pse nuk jam. Dua ta shijoj jetën ashtu siç e shijon ajo jetën”, tha këngëtarja.

Megjithëse ajo është aktualisht beqare, romanca mund të jetë në horizont për Gomez pasi ajo u pa duke flirtuar me producentin italian të filmit Andrea Iervolino në një jaht në Positano, Itali të mërkurën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com