Tjetër sukses për Juxhin Kurtin, video e fushatës së tij ‘thyen’ rrjetin
Dita-ditës Juxhin kurti po shndërrohet në një emër të njohur ndërkombtarisht. Pas fushatës së suksesshme me Guess, fotografi shqiptar ka korrur një tjetër sukses. Këtë herë rrjetet e tij sociale kanë ‘shpërthyer’ nga pëlqimet dhe për numrin e lartë të njerëzve që e kanë parë.
Flasim për një nga fushatat e tij të fundit publicitare, ku pamja e nuses që vrapon shkallëve ka sjellë mbi 1.3 milion pëlqime. Duhet thënë një numër rekord ky për një fushatë të tillë në vendin tonë. Nga ana tjetër kanë qenë mbi 33.5 views për videon që ka rezultuar një sukses i padiskutueshëm. E deri sa të presim një tjetër vepër arti prej Juxhinit, le të shijojmë edhe njëherë këtë mrekulli.