Sorry, no posts matched your criteria.

Billie Eilish e quajti “frikacak”, Elon Musk ia kthen se “nuk është shumë e zgjuar”

Miliarderi Elon Musk ka rezervuar një përgjigje të shkurtër por të qartë për këngëtaren Billie Eilish, e cila së fundmi e kishte cilësuar atë një “ku*vë patetike dhe frikacak”, për shkak se vazhdonte të pasurohej në një botë në krizë.

Para pak ditësh ajo ndau në profilin e saj në Instagram një postim të lëvizjes atktiviste “My Voice, My Choice”, e cila shfaqte disa mënyra sesi Musk mund të shpërndante pasurinë e tij për një botë më të mirë, duke i shtuar komentin e sipërpërmendur.

Postimi tregonte se si Elon mund t’i jepte fund urisë në botë duke investuar 40 miliarë dollarë në vit, deri në vitin 2030. Gjithashtu, se si ai mund të siguronte ujë të pijshëm në mbarë botën “vetëm” për 140 miliardë dollarë në vit, për 7 vite rresht. Gjithësesi, bazuar në përgjigjen e tij ndaj Eillish, duket se miliarderi nuk ka në plan gjëra të tilla.

“Ajo nuk është objekti më i mprehtë në hambar!” – shkruan Musk referuar postimit të Eillish, çka në fjalë të thjeshta do të thotë se në fakt, Billie Eilish nuk është shumë e zgjuar.

Me kaq e ka lënë reagimin e tij CEO i kompanisë Tesla, çka ka sjellë dhe reagimin e shumë komentuesve në postim.

Kujtojmë se pak javë më parë, teksa pranonte çmimin në “WJS Innovator Awards”, artistja Eilish u shpreh se miliarderët nëpër botë duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar të tjerët në kohë krize.

“Po jetojmë një kohë kur bota është në situatë të keqe. Njerëzit duhet të kenë empati dhe të ndihmojnë më shumë të tjerët. Dua të them, nëse ke shumë para, do të ishte mirë t’i përdorje pë gjëra të mira dhe të jepje një pjesë për njerëzit që kanë nevojë.” – tha Billie në event, duke theksuar se rreth 11.5 milionë dollarë të fituara prej turit të saj muzikor do t’i parë për bamirësi. Kjo gjo duket se nuk ka ndikuar te Elon Musk, i cili qartazi nuk ndan të njëjtën ide, të paktën me mënyrën se si këngëtarja e mendon bamirësinë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com