Sorry, no posts matched your criteria.

Supë me peshk dhe perime

Nga: ZONJA ENEIDA

500 gr merluc
4 karota të vogla
2 patate
2 kunguj
1 degë selino
1 gjethe dafine
2 qepë

Nje grusht oriz
1 lgj miell
1 të verdhë veze
1 limon
Pak piper të zi
Kripë
Vaj ulliri

Në një tenxhere të thellë vendosim qepën e prerë më katërsh, karotat e plota, kungujt e prerë më tresh, patatet më katërsh, selinon, gjethen e dafinës, peshkun mbi to të plotë dhe i mbulojmë me ujë. Shtojmë vaj ulliri dhe i ziejmë për 25 minuta.

Heqim peshkun dhe e pastrojmë duke ia hequr të gjithë halat. Perimet gjysmat i bëjmë pure dhe gjysmat i bëjmë copëza më të vogla. E kullojmë lëngun e supës dhe e vendosim të ziejë me orizin.

Pas 10 minutash shtojmë perimet dhe peshkun. Në një tas rrahim të verdhën e vezës me limonin dhe 1 lugë miell. Shtojmë pak nga lëngu për të bërë lidhjen dhe më pas gjithë masën e hedhim në tenxhere. E trazojmë dhe shtojmë kripë.

Kur e servirim në pjatë, shtojmë dhe piper të zi lart sipas dëshirës.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com