Sorry, no posts matched your criteria.

Mesa duket gjërat midis Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po bëhen serioze

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së tyre që bëri një bujë të madhe. Vetëm në shumë pak kohë, Jennifer kaloi nga Alex tek Ben dhe kjo gjë i habiti fansat e këngëtares.

Por mesa duket gjërat mes çiftit po bëhën serioze. Fëmijët e Jennifer Lopez shumë shpejt mund të ndërrojnë shtëpi e shkollë, sepse artistja duket se do të zhvendoset pranë të dashurit të saj të ti, Ben Affleck. Së fundmi, Jennifer është parë duke vizituar disa shkolla në Los Angeles së bashku me Ben për të vendosur se ku do të edukohen fëmijët e saj në të ardhmen.

“TMZ” raporton se Lopez ka vizituar më shumë se një shkollë në Los Angeles gjatë ditës së premte, pasi kaloi kohë më Affleck në shtëpinë e tij. Fëmijët e Jennifer, binjakët Emme dhe Max, kanë studiuar për vite me radhë në Miami, ndaj kjo lëvizje e artistes tregon se ajo po mendon të zhvendoset pranë Ben Affleck. Kjo është një shenjë se të dy ata po nxitojnë që të bashkojnë familjet e tyre, edhe pse asnjëra nga palët nuk e ka konfirmuar një lëvizje të tillë.

Megjithatë burimet pranë Jennifer thonë se ajo merr gjithmonë në konsideratë mendimet e fëmijëve, para se të marrë një vendim të madh.

“Ajo sigurohet se do të marrë në konsideratë edhe fëmijët. Ata janë prioriteti i saj”, ka thënë një burim për PageSix.

Gjithashtu Ben ka prioritet kryesor fëmijët e tij, vajzën 12-vjeçare, Seraphina dhe djalin 9 vjeç, Samuel. Po ashtu ai ka dhe një vajzë 15-vjeçare të quajtur Violet, që ka ardhur në jetë nga martesa me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com