Sorry, no posts matched your criteria.

Princ William dhe incidenti diplomatik me Brazilin për… një peshk në menu!

Mesa duket, ende pa nisur eventi prestigjoz i ambientalizmit “Earthshot Prize 2025” që është ideuar nga vet Princi William, polemikat rreth tij po përfliten në disa shtete.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë parregullsi apo surprizë të pakëndshme por… për një peshk që ka shkaktuar një “incident diplomatik”. Ky peshk gjigand amazonian ka shkaktuar debate të dorta mes Mbretit të Ardhshëm të Anglisë dhe chef-it të famshëm të kuzhinës Saulo Jennings, i cili ka vendosur të braktisë detyrën për të gatuar për ceremoninë.

Gjithçka ka lindur nga një kërkesë specifike e stafit mbretëror: menuja e mbrëmjes gala që do të mbahet më 5 nëntor në Rio de Janeiro duhet të jetë 100% vegane. Sigurisht që kjo kërkesë tingëllon plotësisht koherente në raport me qëllimin e “Earthshot Prize”, që financon projektet në mbrojtje të klimës dhe ruajtjen e saj. Gjithësesi, vendimi për të eliminuar nga përbërësit e gatimeve të gjitha produktet e kafshëve nuk është pritur mirë nga chef-i i famshëm, i cili njihet për gaztimet autentike të zonës.  

Saulo Jennings, i cili ishte personi që gatoi për ambasadën britnike gjatë kurorëzimit të Mbretit Charles III, dëshironte të përfshinte në menu edhe piracucu-n, peshkun simbol të lumit të Amazonës. Por kërkesa e Princit William për mospërfshirjen e asnjë “proteine kafshësh” në menu do ta detyronte Jennings të devijonte nga filozofia e tij e të gatuarit.

Thuhet se chef-i tentoi të gjente një rrugë të mesme, pra që menusë tradicionale t’i shtonte dhe një pjatë vegane, por kërkesa iu hodh poshtë. Kështu që, duke i qëndruar stoik vendimit dhe principeve të tij, Jennings vendosi të heqë dorë nga detyra, duke e cilësuar këtë një mungesë respekti për kuzhinën tradicionale të zonës.

Madje, për ta bërë më të qartë idenë e tij, ai është shprehur se kjo kërkesë është njësoj “si t’i kërkosh grupit Iron Maiden të luajë muzikë jazz.”

Pavarësisht se burimet zyrtare mbretërore insistojnë se kjo gjë nuk është e vërtetë, nga Brazili shprehen se ajo ç’ka ndodhur mes stafit mbretëror dhe Jennings ka shkaktuar një tërmet (të vogël) të vërtetë diplomatik mes Londrës dhe Rios.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com