Sukseset nuk kanë fund për Taylor Swift dhe Beyonce
Beyonce dhe Taylor Swift kanë thyer rekord në çmimet “Grammy”. Beyonce, ka shënuar një rekord të ri me fitoren e saj të 28-të.
“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, u shpreh Beyonce teksa pranonte trofeun e saj për performancën më të mirë të R&B.
Artistja tjetër që shkroi historinë në cermoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” ishte këngëtarja Taylor Swift. Ajo u bë kështu artistja e parë femër që fitoi albumin e vitit tre herë. Kjo gjë kishte ndodhur më parë vetëm me tre artistë, Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.