Sorry, no posts matched your criteria.

Albërie Hadërgjonaj flet për marrëdhënien që ka me ish-bashkëshortin

Albërije Hadërgjonaj, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, ka qenë e ftuar dje tek “E diell”, ku ka rrëfyer më tepër për jetën e saj private dhe ka cekur dhe nga e shkuara e saj.

“Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në burgjet e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë”, thotë këngëtarja.

Për kohën që kanë qenë të martuar, përgjigjet nëse babai i dy vajzave e ka kufizuar në veshje. “E gjitha është të mos teprosh apo banalizosh sensin e masës. Unë jam moderne, duhet ekspozuar pak trup por pa e ekzagjeruar. Mua ish-burri më ka lënë të bëj karrierë. Pasi u ndamë, nuk kishim marrëdhënie të mira, por me kalimin e kohës kemi arritur në një komunikim të mirë”.

Me humor thotë se të paktën ishte i bukur për të bërë fëmijë të bukur. “Të kesh burrin e bukur do të thotë të kesh fëmijë të bukur dhe unë e fitova këtë, mirë apo keq ishte, një gjë e fitova”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com