Sallatë çezar
Nga: ZONJA ENEIDA
1 gjoks pule
4 feta beikon
Sallatë jeshile ose Iceberg
2 lugë misër të zjerë
Salcë Condito për çezar
2 lugë gjelle djath parmixhano të grirë
1 fetë buke
Vaj ulliri
Erëza për mish pule
Marinojmë gjoksin e pulës me miks erëzash.
Në një tigan skuqim bejkonin pa vaj sepse lëshon vet nga shkrirja e dhjamit. Sapo bëhet kërce, e heqim dhe e presim në kubikë. Në tigan shtojmë fileton e pulës dhe e skuqim. Shtojmë gjysëm gote ujë dhe vendosim kapakun. E lëmë të ziejë derisa të avullojë uji. Më pas e presim në feta.
Fetën e bukës e lyejmë me pak vaj, e presim në kubikë dhe e thekim në furrë.
Në një tas të thellë copëzojmë sallatën me duar. Shtojmë bejkonin, misrin, mishin e pulës dhe salcën condito. E trazojmë dhe shtojmë parmixhanon dhe bukën e thekur.