Sorry, no posts matched your criteria.

Meghan dhe Harry bëhen prindër për herë të dytë

Meghan dhe Harry janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha vetë çifti, duke na treguar dhe emrin e vajzës.

Ato e pagëzuan vajzën me emrin Lilibet Diana Mountbatten-Windsor.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Meghan e lindi vogëlushen e saj të premten në orën 14:00, në Santa Barbara.

Me një deklaratë nga faqja zyrtare e Familjes Mbretërore, Mbretëresha Elizabeth ka uruar:

“Urime dukës dhe dukeshës së Sussex në lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Wales, Dukesha e Cornwall, Duka dhe dukesha e Cambridge janë të lumtur me këtë lajm. Lilibet është stër-mbesa e 11 e Madhërisë”

Gjithashtu, në një tjetër postim zyrtar, Ëilliam dhe Kate kanë uruar Dukën dhe Dukeshën, si dhe të voglin e tyre:

“Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com