Sorry, no posts matched your criteria.

“Plani djallëzor i Geordina Rodriguez për të shkatërruar Ronaldon”, teoria absurde me dhjetë pika

Në rrjetet sociale po qarkullon një teori komploti që ka të bëjë me Georgina Rodriguezin dhe Cristiano Ronaldon, duke përfshirë madje edhe Mesin. Janë 10 pika, të cilat formojnë një plan makiavelist të ideuar për të zbuluar natyrën e vërtetë të Georginës në jetën e Ronaldos: “një spiune për të shkatërruar Cristianon”.

Më poshtë ju pasqyrojmë të gjitha lëvizjet që modelja do të bënte vit pas viti për të planifikuar rënien e CR7-ës.

10 PIKAT

 1. Në vitin 2014, Rodriguez filloi një punë të re te “Gucci”, kompania që ka sponsorizuar Messin që nga viti 2012. Në atë kohë, Georgina ishte e panjohur dhe pa kurrikulum, kështu që është pak e çuditshme që ajo arriti të marrë një punë në një markë kaq të madhe në botën e modës. Ronaldo u takua me Goerginën në një dyqan “Gucci” në vitin 2016. Më pas u transferua nga dyqani i Valencias në dyqanin e Madridit vetëm një muaj para se të takohej me CR7-ën. Ajo kishte punuar në Valencia për 2 vjet para se të ndryshonte dhe të takonte menjëherë Ronaldon.

2. Plani nisi në momentin kur ajo takoi Ronaldon. Filluan të takoheshin, të dilnin, të hanin bashkë. Aty u përpoq ta ushqente me ushqime të pashëndetshme për t’i prishur që asokohe fizikun e një 22-vjeçari.

3. Vazhdoi ta largonte atë nga futbolli. Ronaldo gjithashtu tha në një intervistë të fundit se i duhej të flinte në dhoma të ndryshme netët para ndeshjeve, në mënyrë që të flinte i qetë. Bukuroshja filloi një shpëlarje truri të vërtetë, duke e larguar atë nga futbolli.

4. Më pas nisi ta linte të uritur dhe të mos e ushqente për disa ditë mes viteve 2019 dhe 2020. Kjo është arsyeja e “rënies” së tij të papritur të shpejtësisë dhe vrapimit.

5. Ka komentuar disa herë nën fotot e Messit, edhe pse e dinte se kjo gjë nuk i pëlqente Cristianos. Messi në vend të kësaj pagoi kërcimtarë profesionistë për ta bërë Ronaldon xheloz, duke u përpjekur të shkatërronte jetën e tij personale, gjë që ndikoi në performancën e tij në fushë.

6. Ajo vazhdimisht ka postuar nga Las Vegasi, një vend ku Ronaldo ka një histori të vështirë. Kjo ishte qartë një përpjekje për t’i shkaktuar stres Ronaldos, duke e ditur që CR7-ta nuk mund të shkonte atje për arsye futbolli. E keni vënë re se Ronaldo filloi të mbante syze vetëm kur Georgina erdhi në jetën e tij? Ia prishi shikimin.

7. I futi cilësi antikombëtare, duke ia bërë të pamundur që të jepte 100% për Portugalinë, vendin e tij.

8. Ajo i preu flokët e Ronaldos një javë para fillimit të Kupës së Botës. Dhe Kristiano nuk arriti të devijonte me kokë për vetëm pak centimetra topin e krosuar nga Bruno Fernandesh.

9. Kur Ronaldo po kalonte një fazë të keqe në karrierën e tij, që ishte periudha kur Ten Hag e uli atë në stol, ajo postonte “story” në rrjetet sociale të partnerit të ulur në stol. Një përpjekje për të tallur Cristianon dhe për të luajtur me shëndetin e tij mendor.

10. Kur Messi fitoi Topin e Artë të shtatë, Georgina vendosi 7 qirinj në tortën e ditëlindjes së saj, duke na dhënë një aluzion se ajo ishte pas gjithë kësaj dhe duke u tallur me Ronaldon. Cristiano “i gjorë” as që e vuri re. Kjo nuk është e gjitha, pasi së fundmi ajo ka postuar një foto me numrin “2” të realizuar me duar, që është edhe numri i golave të Ronaldos këtë sezon.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com