Sorry, no posts matched your criteria.

Pique dyshohet se po tradhton partneren e tij të re. Kush është bukuroshja nga Barcelona

Prej muajsh emri i Gerard Pique-s është kthyer në kryefjalën e mediave spanjolle, kjo për shkak të tradhtisë me partneren e tij aktuale ndaj Shakirës dhe divorcit të bujshëm pas 12 vitesh romancë.

Pak kohë më parë,  u publikua një video të ish-futbollistit dhe mbrapa tij u dallua Clara Chia teksa endej nëpër shtëpinë që ai ndante me Shakirën kur ishin ende çift. Por sipas disa raportimeve të fundit Pique duket se është duke tradhtuar edhe Clara Chian.

Paparazzi i cili fotografoi ish-çfftin përgjatë gjithë lidhjes së tyre, publikoi një foto në InstaStory ku në të shihej profili i vajzës me të cilën Gerard dyshohet se po tradhton partneren e tij dhe mbi të shkruej: “A e njeh Gerard? Atëherë mos u habisni që Shakira të kthejë të gjithë botën kundër jush”.

Vajza në fjalë quhet Julia Puig Gali dhe sipas profilit të saj në rrjetet sociale, ajo është nga Barcelona dhe ka përfunduar masterin për të Drejtën Penale Ekonomike.

Mediat spanjolle tregojnë se Pique dhe Clara nuk po kalojnë fazën më të mirë të marrëdhënies së tyre. Kjo për shkak të  këngës së re të Shakirës ku thumbon haptazi çiftin, dhe për këtë arsye ajo është distancuar nga ish-futbollisti, pasi kënga i ka shkaktuar shqetësim emocional.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com