
Pasi u përfol se kishte nisur një romancë të re, zbulohet e dashura e Olsi Bylykut
Disa ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se këngëtari dhe aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku pas ndarjes nga Egli Tako ka rigjetur sërish dashurinë.
U përfol se vajza që i “rrëmbeu” zemrën është një gazetare.
Sipas disa burimeve për “Iconestyle”, prej katër muajsh Olsi po shijon një romancë me të dashurën e re, Denada Lura, e cila ushtron profesionin e saj si gazetare në “TV Klan” aty ku mendohet të ketë filluar njohja me aktorin.
Denada ndjek në Instagram nënën dhe motrën e Olsit gjithashtu po i njëjti burim ka siguruar një foto ku duken Olsi dhe gazetarja të veshur me të njëjtën bluzë.
Megjithatë aktori nuk e ka konfirmuar akoma lajmin.
Kujtojmë që Olsi nuk ka shumë kohë që mbylli lidhjen e tij me këngëtaren Eglin, ndarje kjo që bëri një bujë të madhe në mediat rozë.