Pas divorcit të shumpërfolur Johny Depp bën lëvizjen e radhës kundër Amber Heard
Johnny Depp ka paraqitur një apel kundër një vendimi “të gabuar” në favor të ish-bashkëshortes së tij Amber Heard pas gjyqit të saj për shpifje.
Ekipi ligjor i aktorit hollivudian apeloi fitimin prej 2 milionë dollarësh të Heard në padi, duke argumentuar se vendimi ishte “i gabuar” dhe duhet të anulohej.
Amber fitoi një nga tre paditë e saj dhe iu dha dy milionë dollarë dëmshpërblim pas kërkesës së saj, duke pretenduar se ishte shpifur nga një prej avokatëve të Depp, Adam Waldman.
Avokatët e Depp argumentojnë se aktori nuk duhet të mbahet përgjegjës për deklaratën e avokatit të tij.