Sorry, no posts matched your criteria.

Çmimet më të larta në histori / Ja sa kushton një biletë për të parë koncertin e Adele

Adele është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dëgjuar në botë por fansave do i duhet të kursejnë shumë para për të parë koncertet e saj në Las Vegas sepse me biletat për koncertet e saj në faqet e rishitjes thuhet se kushtojnë rreth 46 mijë euro.

Sipas The Mirror, personat që do të ulen në rreshtin e parë për koncertin e shumëpritur të krijueses së hitit “Hello” në “The Colosseum” mund të paguajnë deri në 45 mijë euro. Biletat më të lira në rreshtat e fundit do t’i kushtojnë fansave më shumë se 670 euro sipas StubHub.

Fituesja e Grammy-t riprogramoi shfaqjet pasi u tërhoq me njoftim 24 orësh në fillim të këtij viti.

Gjatë kohës që dolën në shitje, biletat kushstonin nga 73 deri në 590 paund.

Çmimi i lartë i biletave kalon Celine Dion, Sir Elton John, Sir Rod Steëart dhe J-Lo. Brodie Cooper i firmës amerikane të marketingut PRrppd tha se ata ishin “larg më të lartët në historinë e Las Vegas”.

Ai shtoi: “Uebsajtet e shitjeve nuk do të ngarkonin ato lloje tarifash nëse njerëzit nuk do të ishin të gatshëm të paguanin.”

Kujtojmë se pas koncertit, artistja ka treguar se do të marrë një pauzë nga muzika dhe po planifikon të marrë një diplomë për Letërsinë Angleze:

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com