Sorry, no posts matched your criteria.

Pas debateve të ashpra në studio, Elvisi kërkon falje me anë të një postimi

Dje në “Përputhen” pati diskutime të ashpra për shkak të një postimi që kishte hedhur Elvisi, ose siç e njohim të gjithë me pseudonimin Loco, dhe që ishte ripostuar nga Atdheu. Antonela shpërtheu në lot kur e lexoi këtë postim në studio që shkruhej:

“Ka dy lloj monstrash në këtë botë: 1.Ngacmuesit seksual që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër. 2.Femra që bëjnë çfarë të duan dhe ja hedhin fajin “ngacmuesit seksual”. Për këtë të dytën jam më e sigurt”

Me të parë foton, Arjan Konomi kërkoi përjashtimin e Elvisit.

Pas emisionit, Elvisi ka reaguar me një postim ku sqaron fjalët e tij dhe i kërkon ndjesë publike vajzave.

Postimi i Elvisit: “Abuzuesit seksual janë monstra. Pedofilat janë monstra. Dhunuesit e femrave janë monstra. (merr frymë thellë…) njerëzit që bëjnë akuza fallco janë monstra dhe të gjithë këta duhen dënuar, sipas ligjit, sipas moralit. Kjo ka qenë ajo që kam dashur të shpreh në storyn e ditës së dielë. Nëse kjo duket e gabuar se di më ça duket e drejtë në këtë vend.

Por nga goja e fajtorit del gjithmonë ajo që e bën të ndihet më pak fajtor, për pasojë i gjithë mesazhi im është manipuluar dhe shtrembëruar duke dal unë papritur si maskilist, si abuzues, si sulmues i femrave, pas 5 muajsh që kishit mendim komplet tjetër për mua.

Nëse ajo që postova të dielën do të ishte aq e rëndë dhe mizore sa u bë sot, do kishin reaguar shumë të tjerë para Antonelës. S’kam marrë asnjë reagim negativ atë ditë, sepse askush nuk do e shpërfytyronte veten në ekran për vëmendje publiku. Jo çdo lot para kameras është lot. Çdo femre që është ndjerë e prekur nga postimi im të dielën, i kërkoj falje të përzemërt.

Por nuk jam ai që po përpiqen të më nxjerrin dhe çdokush prej jush ka 5 muaj që e shikon dhe vërteton këtë!”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com