Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh midis Rinianit dhe Annës, pas largimit nga “Përputhen”?

Anna Kauri, ish-konkurentja e “Përputhen” u largua nga program sepse nuk po arrinte të njifte më veten e saj, të paktën kështu na tregoi.

Ajo vendosi të largohej, por kishte një kërkesë për Rinianin, kur i kërkoi këtij të fundit të largoheshin bashkë dhe njohjen ta vazhdonin jashtë programit.

Anna nuk donte më të qëndronte në program ndoshta dhe për shkak të gjithë presionit që mund të kishte përjetur aty brenda.
Duhet të mos lëmë pa përmendur faktin që disa ditë para se të bëntë këtë kërkesë, ajo i tha Rinianit që nuk donte të vazhdontë më me të dhe se nuk i ngjallte emocion.

Riniani e refuzoi propozimin e Annës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Anna vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Fansat e çiftit po shpresonin për diçka më shumë mes tyre, pas takimit të Annës dhe Rinianit në prapaskenë. Por, a ka ndodhur vërtetë diçka? Ç’raporte ruajnë?

Këtë na e ka treguar vetë Riniani në një postim në InstaStory, teksa dikush e ka pyetur për marrëdhënien me Annën.

“Me Anën mbetëm si e patë dhe juve. Unë i uroj shumë fat dhe suksese në objektivat e veta.”-shkruan ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka ka përfunduar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com