Sorry, no posts matched your criteria.

Pas akuzave për tradhti ndaj Khloe Kardashian, Tristan i revoltuar ju mbyll gojën të gjithëve

Një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka shkuar me Tristan Thompson dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me futbollistin pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True.

23-vjeçarja ka shpjeguar situatën me detaje në një video të publikuar në TikTok. Ajo ka treguar se ka pasur një lidhje të shkurtër me Tristan në muajin janar, pasi basketbollisti i kishte thënë se ishte beqar. Si fillim ajo foli në lidhje me këtë çështje në një intervistë.

“Ai më tha se nuk ishte më në një lidhje, kështu që thashë në rregull. Ne biseduam, jemi shoqëruar shumë herë, kemi dalë së bashku. Ndodhi dhe pastaj zbulova se ai nuk ishte beqar dhe e ndava”, është shprehur Sydney në një intervistë.

“Në këtë intervistë, mu bë një pyetje nga mikesha ime Hayden, që unë ju përgjigja me sinqeritet. Megjithatë zbulova një informacion personal për Tristan, për të cilën kërkoj falje, sepse nuk duhej ta kisha bërë këtë gjë. Kemi pasur një lidhje në të shkuarën, më pas unë zbulova se ai ishte në një lidhje dhe i dhashë fund gjërave. Në këtë intervistë, gjërat u ngatërruan teksa ne ishim duke pirë.

Ne jemi takuar për herë të parë në 11 nëntor dhe atëherë nisi gjithçka. Dhe hera e fundit që ne kemi pasur kontakt ishte dita pas ditëlindjes se vajzës së tij, sapo ai u rikthye në shtëpi nga Bostoni”, ka shpjeguar Sydney Chase në videon e saj në TikTok.

Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i Tristan pas lajmeve për tradhti ndaj Khloe Kardashian.

Pavarësisht pretendimit të Sydney-t, një burim tregoi prova duke publikuar një e-mail që u dërgua nga ekipi ligjor i Tristanit, ku thuhej se ai ishte përdorur nga Chase.

Burimet tregojnë për “TMZ” se Tristan dhe ekipi i tij janë dyshues ndaj arsyeve që fshihen pas deklarës së Chase sepse thuhet se ajo ka bërë një marrëveshje me një reality-shoë.

Tristan Thompson ka punësuar një avokat për të rrëzuar akuzat për mashtrim nga modelja, të cilin ai e quan një gënjeshtare dhe po kërcënon të padisë nëse ajo vazhdon të shpifë.

“Pretendimet e tua janë shpifje keqdashëse me qëllim të keq. Thompson nuk kishte asnjë marrëdhënie me ju asnjëherë. Nuk keni asnjë provë për të mbështetur pretendimet, është e qartë që ju jeni një gënjeshtare”, është shprehur në letër avokati i yllit të Celtics.

Letra përfundon duke thënë nëse Chase nuk ndalet së shpifuri ndaj Thompson në media ose në internet, rrezikon të gjendet para gjykatës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com