Sorry, no posts matched your criteria.

Më në fund Ronela e ka një datë publikimi për këngët

Ronela Hajati, këngëtarja e njohur, ka bërë të ditur se një super projekt do të vi së shpejti. Ajo do të publikojë një album me titull “Rron” që do të ketë në total 10 këngë.

Me anë të një postimi në InstaStory, artistja tregoi se këngët e verës do të publikohen nga 20 maji dhe mes tyre janë edhe tri bashkëpunime e një solo-projekt.

Kënga e parë, që shënon edhe rikthimin në muzikë të Ronelës pas një mungese gati 1-vjeçare, mban titullin “Prologue”. Videoklipi i këngës është punuar me detaje dhe po ashtu është kujdesur edhe Ronela për pamjen e saj. Këngëtarja shfaqet me tre pamje të ndryshme, ndërsa kënga e saj është mjaft ritmike, ndaj u kthye menjëherë në hit!

Ashtu siç kishte lajmëruar edhe më herët, Ronela është kujdesur vetë si për muzikën po ashtu edhe për tekstin e “Prologue”. Ajo ka treguar më parë se “Prologue” shpreh dualizmin e personaliteteve dhe luftën me veten për të mos pranuar asnjëherë humbjen.

Kujtojmë se në mes të muajit mars, Ronela lançoi këngën e parë të albumit të saj “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit. Kënga e parë që ajo publikoi ishte “Prologue”, më pas në 10 prill ajo solli projektin “Shumë i mirë”, që po ashtu është pjesë e albumit.

 

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com