Sorry, no posts matched your criteria.

Vajza e Elvis Presleyt u divorcua nga Michael Jackson pas udhëtimit të tij në Disneyland me 2 të mitur?!

Një artikull i publikuar së fundmi nga tabloidi “National Enquirer” flet për arsyen e vërtetë të ndarjes së Lisa Marie Presley dhe Michael Jackson në vitin 1996.

Në shkrim thuhet se sipas burimeve, gjithçka ka ndodhur pasi ikona e muzikës botërore kishte udhëtuar për në Disneyland të Francës së bashku me dy të mitur, vëllezërit Frank dhe Eddie Cascio, 14 dhe 11 vjeç asokohe.

Vajza e Elvis Presley, Lisa Marie ka vendosur menjëherë të kontaktojë me avokatët e saj në momentin që ka parë një foto të Michael teksa shfaqej në ballkon bashkë me 2 djemtë. Duke cituar një të afërm të 27-vjeçares në atë kohë, tabloidi tregon se atëherë ajo e konsideroi martesën me këngëtarin si një gabim të çmendur.  

Ndërkohë, burime të tjera për “National Enquirer” shprehen se që në zanafillë, krijimi i çiftit ishte një farsë. Kjo për arsyen se Jackson kishte si motiv vetëm vënien në dorë të katalogut muzikor të legjendës Elvis Presley, si dhe ndryshimin e narrativës ndaj tij, pasi për të ishte ngritur një padi civile për ngacmim të fëmijëve në vitin 1993.

“Michael përfitoi çfarë deshi prej Lisa-s, që ishte një publicitet shumë i mirë. Ajo më ka thënë se kur ishin të martuar, vështirë se kalonin kohë me njëri-tjetrin.” – shprehet burimi i tabloidit.

Lisa Marie Presley ndërroi jetë në janar të viti 2023 në moshën 54-vjeçare, pas një arresti kardiak të lidhur me komplikacione nga një ndërhyrje e mëparshme kirurgjikale. Michael Jackson vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare, nga një mbidozë e propofolit.

Gjatë jetës, ylli i muzikës botërore mohoi vazhdimisht akuzat e abuzimit ndaj të miturve dhe u shpall i pafajshëm në një proces penal në vitin 2005. Ndërkohë, Frank Cascio tashmë 44 vjeç dhe familja e tij thuhet se po kërkojnë një kompensim prej 213 milionë dollarësh nga trashëgimia e Jackson-it, duke pretenduar se disa anëtarë të familjes janë abuzuar nga këngëtari.
Nga ana tjetër, avokati i pasurisë së Jackson-it, Marty Singer ka mohuar kategorikisht akuzat, duke theksuar se familja Cascio për vite me radhë ka pohuar publikisht pafajësinë e këngëtarit. Në një letër ligjore të cituar nga “National Enquirer, Singer e ka quajtur kërkesën një “tentativë shantazhi”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com