Sorry, no posts matched your criteria.

Covid-19 i merr jetën aktorit të mirënjohur Guljelm Radoja

Mëngjesin e sotëm ka ardhur një lajm i trishtë për aktorin e mirënjohur shqiptar, Guljelm Radoja. Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit Covid-19 dhe ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Me anë të një postimi në Facebook, djali i Radojës ka shkruar: “Pushofsh në paqe bab!

Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …

Repose en paix papa …Tes yeux continuent à briller sur le front de tes enfants et petits-enfants”.

Më shumë se një muaj aktori qëndroi në spitalin e Durrësit dhe më pas u transferua tek spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Pak javë më parë, djali i tij, Redi Radoja, tha se gjendja e artistit ishte rënduar pasi i janë prekur mushkëritë dhe tani e humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet t’i ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha djali i aktorit.

Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com