Sorry, no posts matched your criteria.

Ozkan Denis, aktori turk, rrezikon dënimin me burg pas akuzave të ish-bashkëshortes

Ozkan Denis, një nga aktorët më të pëlqyer, ka marrë pjesë në shumë telenovela turke që kanë thyer rekord shikueshmërie.

Mirëpo mesa duket në dashuri nuk i paska ecur kaq mirë sa në karrierë.

Dy vite më parë është divorcuar nga partnerja e tij, Feyza Aktan pasi kjo e fundit e akuzoi për privim lirie, dhunë, fyerja dhe kërcënim.

Mediat turke raportojnë se hetimi mbi çështjen ka mbaruar dhe prokuroria ka ngritur një proces gjyqësor kundër Ozkan, duke kërkuar një dënim me gjashtë muaj burg deri në një vit e gjysmë.

“Ozkan Denis e ka tradhtuar Aktan, në vitin 2018, me ish-të dashurën e tij, dhe pas kësaj ka pasuar edhe ushtrimi i dhunës ndaj Aktan”, shkuruhet në në deklaratën e policisë.

Ish-partnerja e tij, Fejza deklaroi se aktori e ka rrahur atë disa herë, dhe hera e parë që ndodhi ishte tre vjet më parë në shtëpinë e tyre në zonën e Sarrier. Ajo zbuloi gjithashtu një incident të dhunshëm që ndodhi ndërsa ishin në Gjermani, dhe sipas mediave turke, dadoja, një shoqe e përbashkët dhe motra e saj dëshmuan kundër aktorit.

Nga ana tjetër, aktori i njohur, Ozkan tha se pretendimet e ish-gruas së tij nuk ishin të vërteta dhe nuk i pranon ato.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com