Sorry, no posts matched your criteria.

Gjest për t’u vlerësuar! Kylie Jenner dhuron shumën marramendëse për spitalin e fëmijëve

Kylie Jenner, biznesmenia e famshme, ka bërë një gjest vërtetë human dhe për t’u vlerësuar. Ajo ka dhuruar  500,000 dollarë për spitalin e fëmijëve “Monroe Carell Jr.” në Tenesi.

Kjo dhuratë nga ana e Jenner shkoi për ndërtimin e një hapësire për pacientët, të quajtur “Hey, I’m Here For You Teen Lounge”.

Spitali i fëmijëve “Monroe Carell Jr.” përshkruhet si ‘një nga spitalet kryesore të fëmijëve në vend dhe më i madhi në juglindje që merret me sëmundjet e thjeshta deri tek ato më komplekse.

Mediat e huaja shkruajnë se Kylie bëri donacionin e saj bujar për nder të mikut të saj të vjetër dhe muzikantit Harry Hudson, i cili u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në vitin 2013.

Drejtoresha e përgjithshme e ‘Kylie Cosmetics’ ishte pranë Hudson teksa ai luftonte me kanerin limfatik, të cilin e kapërceu me sukses.

“Unë jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kylie-t dhe ndikimin që ajo ka pasur në jetën time dhe udhëtimin tim ndaj kancerit. Ajo ka qenë gjithmonë aty për mua dhe së bashku, ne donim të gjenim një mënyrë për të qenë atje për të rinjtë e tjerë që po luftojnë me këtë sëmundje”, tha Hudson në një njoftim për shtyp.

“Me ndihmën e “Teen Cancer America”, ne ishim në gjendje të kontribuojmë në ndërtimin e sallës së parë për adoleshencë të quajtur ‘Hey, I’m Here For You’ në Spitalin e Fëmijëve në Vanderbilt – një hapësirë e përshtashme për të rinjtë që i nënshtrohen trajtimit me qëllim që ata të ndjekin pasionet e tyre”, shtoi ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com