Sorry, no posts matched your criteria.

Kendall Jenner merr papritur vendimin drastik

Kendall Jenner, një nga modelet më të suksesshmet në botë, kohët e fundit ka pasur disa probleme serioze. Ajo është përndjekur nga një 24 vjeçar që nuk e ka lënë të qetë madje e ka kërcënuar dhe për jetën.

Por, një tjetër “përndjekës” u shfaq në pistë! Një burrë ka tentuar të notojë i zhveshur në pishinën e shtëpisë së saj, teksa është ndaluar nga rojet e sigurisë.

Sipas burimeve për “TMZ”, personi në fjalë u mbajt në polici vetëm 6 orë, por më pas u lirua për shkak të protokolleve të Covid-19 në burg.

Kendall ka një ekip të madh të sigurimit të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë, por kjo nuk po mjafton që ajo të ndihet plotësisht e qetë. Ajo ka vendosur që të largohet nga shtëpia dhe të zhvendoset në një vend të ri së bashku me forcat e sigurisë të armatosura, pas ngjarjeve vërtet të frikshme që përjetoi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com