Ori Nebiaj dhe Isli Islami ikin nga “Wake Up”, zbulohet kush do i zëvendësojë
Isli Islami dhe Ori Nebijaj mesa duket nuk do të jenë më pjesë e “Wake Up” sipas Kryefjala.com.
Pas kaq shumë kohësh, dyshja e njohur televizive nuk do të shfaqen më në emisionin e mëngjesit. Raportohet se Ori do të prezantojë “Për’Puthen” ndërkohë nga ana tjetër thuhet se Isli do të jetë në “Dancing with the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room”.
Jo vetëm kaq por është zbuluar edhe emri i parë i prezantuesit të “Wake Up”. Kryefjala shkruan se programi i mëngjesit do të prezantohet nga Blendi Salaj dhe dikush tjetër.
Më herët, Ori zbuloi në një intervistë se “Wake Up” dhe “Pushime On Top” janë dashuritë e saj më të mëdha që ka në Top Channel.