Sorry, no posts matched your criteria.

Princi Harry tregon se si e kuptoi se Meghan Markle ishte shpirti i tij binjak

Princi Harry mbajti një fjalim në Kombet e Bashkuara ditën e djeshme në New York City. Harry dhe Meghan u fotografuan duke mbërritur për fjalimin e tij në “United Nations” për të festuar shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Nelson Mandelës.

Gjatë fjalimit Harry foli për gruan e tij, Meghan Markle. Princi Harry foli gjithashtu edhe për pasionin e tij për Afrikën.

“Për pjesën më të madhe të jetës sime, ka qenë litari im i shpëtimit, një vend ku kam gjetur paqen dhe shërimin herë pas here. Është vendi ku u ndjeva më afër nënës sime dhe kërkova ngushëllim pasi ajo vdiq, dhe ku e dija se kisha gjetur shpirtin binjak tek gruaja ime”, tha Princi Harry.

Nëse nuk e dini, Princi Harry dhe Meghan Markle patën takimin e tretë në Afrikë pas takimit në Londër dhe dy takimeve dy ditore.

Me sa duket ka qenë takimi i tyre i tretë në Afrikë, kur Princi Harry e kuptoi se Meghan ishte gruaja e tij e ardhshme dhe shpirti i tij binjak.

“Unë arrita ta bind atë të vinte dhe të bashkohej me mua në Botsvana. Ne kampuam me njëri-tjetrin nën yje. Ajo erdhi dhe u bashkua me mua për pesë ditë atje, ishte absolutisht fantastike. Pra, atëherë ne ishim vërtet vetëm, gjë që ishte vendimtare për mua që të sigurohesha që të kishim një shans të njiheshim.”- është shprehur ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com