Sorry, no posts matched your criteria.

Orgji dhe ngacmime seksuale, modelja e Victoria’s Secret zbulon sekretet

Një podkast i ri i titulluar ‘Engjëlli i Rrëfyer’ zbulon të gjitha “sekretet” prapa dritave të ndritshme të Victoria’s Secret. Sipas një modeleje e cila ka kërkuar të mbetet anomin dhe shfaqet me emrin Cindy, ka treguar sekrete të cilat deri më tani janë mbajtur të fshehta.Konkretisht ato kanë të bëjnë me marrëdhënien e biznesmenit miliarder dhe themeluesit të L Brands, Les Ëexner me pedofilin Jeffrey Epstein.

Të dy burrat jo vetëm ngacmonin modelet e shtëpisë por pas shfaqjeve të modës ata organizonin festa private me modelet e ‘Victoria Secret’.  Çdo modele që pëlqehej nga dy miliardierët përfundonin në dhomat e tyre.

 ‘Gjithmonë në shoqërinë e tyre dukej sikur diçka nuk ishte në rregull. Për shembull unë isha në një shfaqje me shefin tim Ëexner dhe Epstein ishte atje. Papritur ai u kthey më shikoi dhe më ftoi në një festë në shtëpinë e shefit tim. Kuptova që diçka nuk ishte në rregull, pse të mos më thërriste Ëexner? Unë as nuk e dija se kush ishte Epstein? Kështu që refuzova’’ shprehet modelja anonim.

Disa ditë më vonë, ai e thirri në telefonin e saj personal, duke i kërkuar që ta takonte për një fotosesion urgjent, i cili nuk u bë kurrë, pasi ajo vetë refuzoi.

Përveç këtyre përvojave të pakëndshme për marrëdhëniet e saj me shefin Epstein , Cindy foli për pasojat e modeleve të politikës së rreptë që mbahen në këtë shtëpi të modës.

“Shumë prej tyre përfunduan me çrregullime të ngrënies, ankth, depresion, shëndet të dobët. Nuk kishte asnjë shkëlqim në jetën e tyre, si ato që publiku pa në pasarelë,” është shprehur Cindy.

Shumë prej vajzave kishin arritur të përdorin phentermine në baza ditore, siç sugjeruan menaxherët e markës e cila është një substancë anoreksike që shtyp oreksin për ushqim dhe kontribuon në humbjen e peshës.

” Në fillim funksionoi, por më pas u bëra e varur nga pilulat. Një nutricionist që  e pyeta i përshkroi si “zëvendësues të metamfetaminës”. shprehet modelja.

Megjithë trupat e tyre ishin jashtëzakonisht të hollë, përgjegjësit i bënin presion që të humbnin peshë edhe më shumë, pa u kujdesur vërtet për shëndetin e tyre, edhe nëse i shihnin të zbehur para tyre, një fenomen që ishte shumë i zakonshëm, sipas Cindy.

 “Ishte një gjë e tillë. Vajzat mbusheshin plot me ilaçe, pilula diete. Netët ishin të tmerrshme. Nuk po flasim vetëm për vajza shumë të holla, po flasim për njerëz që janë të sëmurë si në trup ashtu edhe në shpirt,” përfundoi ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com