Sorry, no posts matched your criteria.

Albert Kuzhnini: The golden man

“Diamonds Are a Girl’s Best Friend”, do të thoshte Marlyn Monroe, por ne po ju themi se Diamantët janë miqtë e ngushtë dhe të një mashkulli. Për ata që e njohim, Alberti është një djalë solar, plot jetë dhe dëshirë për të jetuar në çdo sekondë. Në pamje të jashtme i kuruar, në top formë dhe i qeshur. Për publikun e gjerë ndërkombëtar, Alberti është njeriu që qëndron mbrapa gjigandit të stolive “Markis”. Ari, diamantët janë miqtë e tij të ngushtë, e me to ai bën art në çdo punim që reklamon në vitrinë. Kjo është historia e një mashkulli që emigroi në moshë të vogël në Zvicër, dhe diti sesi të shndërrohej në një njeri të suksesshëm. Traditat dhe zakonet e shqiptarëve nuk i harroi kurrë, por diti t’i integronte. Kjo intervistë sjell për të gjithë ju shkëlqimin e diamantit, në duart e një mashkulli që di sesi të bashkëjetojë me to…

Një jetë në biznes, dhe një biznes të suksesshëm, kur e kuptuat të ardhmen që ju priste?

Që i vogël mbaj mend që më pëlqente shitja edhe blerja. Kjo pasi ishte kontakti më i mirë me njerëzit dhe aty mëson se çdo njeri mendon ndryshe nga tjeri. Unë përherë e kam çmuar të bukurën dhe gjënë me vlerë, ndaj dhe kur emigrova fillova të kisha pyetje në kokën time. Çfarë po bëj, çfarë dua të arrij. Nuk kishim mundësi zgjedhje, vetëm të punonim, por unë gjithmonë kam dashur të jem disi i veçantë, të bëjë një punë ndryshe nga të tjerët. Orët, stolitë gjithnjë më kanë magjepsur dhe unë isha pikërisht në vendin e mrekullive, atëherë mendova pse mos ta bëj dhe unë këtë punë, shto këtu që prindërit e mi e bënin këtë punë në Kroaci.

Sa ndikim ka pasur në këtë rrugëtim familja juaj?

Familja ka patur shumë ndikim tek unë si dhe tek ky rrugëtim i imi. Unë si fëmija i parë në familje isha pothuajse gati si prind për 4 motrat dhe vëllain. Nuk e kisha mundësinë të merresha me veten time, por si shqiptarë që jemi së bashku ia kemi dal.

Jeni larguar në emigrim prej shumë vitesh, si i kujtoni ditët e para në Zvicër?

Ditët e para ishin shumë të vështira, madje edhe vitet e para. Si gjimnazist, por edhe si fëmijë në Kosovë i kisha të jgitha gati nga prindërit e mi. Kisha një jetë të bukur dhe komode në Kosovë, kush më njeh e di shumë mirë. Kur erdha në Zvicër, prioriteti im i parë ishte integrimi në shoqëri. Doja të isha i barabartë me qytetarët e këtij shteti, të punoja dhe të jetoja si ta. Zakonet i kemi ruajtur në shtëpi, ndërsa jashtë kemi vijuar jetën si qytetarë të Zvicrës, si thotë edhe fjala: Ku shkon, përshtatu. Për fat babai im që në moshën 24-vjeçare ka qenë në Paris, dhe ka kultivuar tek ne, në familje frymën europiane.

Çfarë ju mungoi nga vendlindja  dhe çfarë gjetët në Zvicër?

Vendlindja na mungonte shumë. Herën e fundit në vendlindje kam qenë për Vitin e Ri në 1990 dhe që atëherë asnjëherë më pas. Kjo pasi babai im dhe familja ishin të padëshiruara prej serbëve, për shkak të veprime që babai im bëri, si çdo shqiptar tjetër për hir të kombit të tij. 12 Vite pa shkua në vendlindje kanë qenë shumë të rënda sesi i ri më është ndarë një pjesë e jetës sime me vendlindje që do të thotë kam jetuar më pak gjithë jetën.

Flasim pak për ‘Markis’, si e shihni sot si sipërmarrës biznesin tuaj?

Ah ‘Markis’! Si fillim dua të sqaroj pse ky emër. Si sqarim pse fjala Markis. Të shumtë janë ata që më pyesin se çfarë është ky emër, nuk është emër shqiptar, po ndoshta prej Mark, e ka bërë Markis (qesh), por nuk është ashtu. Duke qenë se puna është me flori dhe diamant, jam menduar t’i gjej një emër të veçantë firmës. Markis vjen nga fjala frënge Marquse që do të thotë forma e një diamanti dhe unë e bëra Markis. Kjo është edhe domethënia e emrit. ‘Markis’ është një firmë e vogël që e drejtoj unë që nga fillesat. Mund të them që më ka shërbyer si një shkollë shumë e madhe në jetën time. Nuk është çështja vetëm punë, apo para, por një leksion sesi duhet të jetohet jeta, që kemi veç një dhe nuk është shumë e gjatë.

Sa ka ndryshuar tregu me kalimin e viteve, si ka qenë evolimi?

Biznesi im është dhe do të mbetet. Rrethanat kanë ndryshuar shumë përgjatë kësaj pandemie, por në fund mbetet një punë që lumturon shumë njerëz.

Aksesorët që ju keni në ‘Markis’ kanë një vlerë të veçantë si monetare, ashtu edhe në krijimtari. Cili është procesi deri kur e shohim një bizhuteri në vitrinë?

E rëndësishme është që gjithmonë të jesh aktiv. Janë tri panaire që unë i vizitoj çdo vit në Basel, Munich dhe Vicenza, por për fat të keq këto dy vite nuk ka qenë e mundur për shkak të pandemisë. Në këto panaire mblidhen ide se çfarë kërkon tregu dhe çfarë kërkojnë klientët e mi. unë prej 19 vitesh i qëndroj besnik një kompanie që bashkëpunoj dhe e di që jam si pjesë e familjes tanimë. Në këtë biznes sinqëriteti, besa, fjala është e rëndësishme dhe kjo ka funksionuar për ne. Ndoshta edhe kur s’kam para për t’i paguar, vitrinat e mia kanë qenë plot me stoli, kjo fal besimit në këtë punë që ata kanë tek mua. Kompanitë që unë punoj janë emra të mëdha në këtë treg, me 100 vite eksperiencë në këtë fushë, të njohur në gjithë botën dhe unë kam fatin të punoj me ta. Ndoshta për faktin që jam shqiptarë dhe fjala Besë është “A” e çdo marrëveshjeje dhe ka një vlerë të madhe. Këtë ma tha edhe një gjerman në Munich kur kam blerë stolitë e tij. Më pyeti nga je, i thashë shqiptarë, iu duka interesant. Më tha; I nderuar shtëpia ime është e hapur për ty. Një kompani me diku 1500 punëtorë, dhe kjo besë ndaj meje erdhi për faktin se krahu i tij i djathtë ishte një grua shqiptare, një nënë, një zonjë shqiptare nga Kosova që ia kishte shpjeguar rëndësinë e besës për shqiptarët. Kështu prej 17 vitesh ne punojmë bashkë.

Sa e rëndësishme është për një person bizhuteria e duhur dhe si mund të zgjidhet ajo?

Çdo flori që blehet ka shumë rëndësi. Paramendoni, një foshnjeje që sapo ka lindur i dhurohet një byrzylyk me emrin e tij, apo një varëse floriri me emrin dhe datën e lindjes, apo me një symbol fetar, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe shumë shëndet. Është një ndjesi e veçantë kur ia sheh në dorë apo në qafë, të vjen t’i mbulosh me puthje nga dashuria. Pastaj vjen koha kur rritesh i kujtohet ende në dorë apo në qafë dhurata e familjes. Më pas vjen koha e dashurisë, e cila celebrohet me një unazë. Është një emocion shumë i veçantë kur sheh një çift ulur përballë teje që zgjedh unazën e martesës së tyre. Ai është momenti më i bukur që unë përjetoj me klientët e mi. Këta mbesin përjetë klientët e mi, që kanë qenë me qindra këto vite. Ose ka nga ata që vijnë të bëjnë unazat e martesës si të prindërve të tyre, apo më emocion akoma kur vjen një çift për të festuar 50 vjetorin e martesës dhe marrin unazat. Floriri është një symbol dashurie, çdo flori i dhuruar ka një domethënie.

Më shumë sesa një blerje, një aksesor i ‘Markis’ është investim, por sa nga frymëzimi juaj, nga dora juaj ka në çdo bizhuteri që keni?

Investim e qua edhe unë se është një send me vlerë që nuk i humb asnjëherë vlera plus ka brenda emocion. Dhe kjo do të thotë më shumë se gjithçka tjetër, pas është një lidhje mes një simboli që prodhon dashuri dhe në anën tjetër është një kapital për ditë të vështira. Si thotë edhe populli jonë “Vlera e një shteti matet me arin. Për shembull sot një kg ar kushton diku 50000€ kur kam filluar unë në 2002 ka qenë një kg 16000.

‘Markis’ tashmë mund ta quajmë një brand ndërkombetar, cilat janë synimet tuaja për të ardhmen në biznes?

Besoj se në një të ardhme biznesi do të jetë edhe më mirë. Ne jemi momentalisht të përqëndruar në shitjet online, për shkak edhe të pandemisë. Kjo ka bërë të mundur që njerëzit pa na njohur personalisht të porosisin stolitë tona. I përshëndes në mënyrë të vençatë dhe i falenderoj për besimin që na kanë dhënë.

Ka qenë vështirë identifikimi në tregun ndërkombëtar?

Ishte pandemia ajo që na shtyu drejt një tregu edhe më të gjerë. Por gjithsesi kjo ditë do të vinte, pasi dixhitalizimi po evolon edhe në biznes. Edhe pa pandeminë, ka qenë e mundur që ne të kemi klientë edhe në Meksikë. Jemi konkurentë në çdo përmasë me 4000 artikuj stolish, me të gjithë diamantët, si edhe me shitjet online. Me çmime për çdo batifock, prej 200 dhe deri në shifra me 7 numra të eksklusiver pa fund.

Kthehemi pak tek Alberti, si do ta përshkruanit veten?

Unë e shikoj veten normal me dy këmbë në tokë, kjo vjen edhe nga një mësim prej klientëve tanë që kanë qenë me dy këmbë në tokë, pa marrë parasysh suksesin, sepse në fund të fundit je për vete dhe për askënd tjetër. Zvicerianë thonë “Erfolg macht Sexy”, shqip “Erfolg është sukses” atë fjalën tjetër po e dini.

I rrethuar nga gurët e çmuar, diamantët, ari, por cili është “thesari” juaj i vërtet?

I rrethuar Nga gurët e diamantët (qesh). Është shumë bukur që merr shkëlqimin e tyre që kanë më të fortin e globit, në mes jam unë dhe me energjinë e tyre shkëlqej dhe unë si një diamant unik i paparë (qesh).

Nëse do të takoje Albertin 10 vjet më të ri, çfarë do t’i thoje sot?

Do ti thoja vazhdo jeto jetën në çdo minutë të sajën, sikur të ishte fundi i jetës. Me këtë formulë të thënë nga njerëzit e suksesshëm, kam jetuar gjithë jetën. Fati se unë kam pasur një jetë të lumtur, të bukur dhe si prind i dy princeshave të bukura që mi ka dhuruar Zoti, ma kanë bërë jetën edhe më të bukur.  Jeta nuk është veç punë dhe sukses, veç të tregosh se kush je. Jeta është ta shijosh duke qenë i lumtur, sepse sot askujt nuk i intereson se kush je apo sa i madh je.

Dukeni në formë, merreni me sport dhe sa i rëndësishëm është në jetën tuaj?

Shumë! Unë bëj palestër 4 herë në javë, thuajse gjithë jetën time. Kjo më qetëson dhe më forcon, më jep energji për ide të reja, më bën më tëri dhe më të pashëm. Dhe jam shumë i qetë për çdo vendim që unë marrë. Kjo është receta ime.

Çfarë mund të na thoni për “Markis” shop online?

“Markis” shop online është krenaria ime. Sot në kohën e online ndjehem krenar të them se “Markis” është shndërruar në një institucion për blerjen online. Edhe në këtë sektor, besueshmëria dhe veçantia na diferencon. E kuptoj shumë mirë mosbesimin e dikujt për të blerë flori apo diamantë online. Por “Markis” padyshim diferencohet tek kjo pjesë. Fotot që pasqyrojnë produktin janë reale, gjithashtu përkrah çdo produkti do të gjeni të bashkangjitura edhe karakteristikat përkatëse si dhe detajet të çdo produkti. Nuk mjaftohemi me një përshkrim të thjesht, aspak, kur dikush blen një stoli në “Markis” online, merr gjithë informacionin dhe e sheh produktin si përballë. Është tërësisht e sigurt si produkt, por edhe në transport, sepse edhe transporti ka rëndësinë e vetë në këtë proces. Janë mbi 4 mijë produkte që ju presin në “Markis” shop online që jam i bindur do t’ju joshin me veçoritë që mbartin. Porosia vonon nga 7 deri në 10 ditë për Europën dhe Zvicrën dhe stolia vjen pranë jush e sigurt dhe natyrisht me certifikatat përkatëse. Më besoni është një adrenalinë tërësisht ndryshe kur ti zgjedh një stoli online. Ka brenda emocionin ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në dyqan, ka më shumë suspancë, më shumë pritshmëri dhe jam kaq krenar të them që deri më sot kemi klientë besnikë, që blejnë dhe rikthehen në dyqanin online për të bërë të tjera blerje. Është një raport i ndërtuar mbi formulën pritshmëri-saktësi. Në sektorin e stolive mund të them me plot gojën që kemi thyer tabu në blerjet online, duke e shndërruar tashmë në një trend të tillë blerje në stolitë që për shumicën e njerëzve zgjedhin ti shohin nga afër. Tek “Markis” virtualen dhe realen i ndan një fije e hollë. Për më shumë ju mund të vizitoni vetë faqen dhe të prekni magjinë e diamantëve dhe arit në  https://shop.markis-juëelier.ch/?fbclid=IëAR1KeIScgVeTj9FGHëNAqëPACëp-OmMHJAAxsC2t-IOjmAT8ZxQSG4xOkBY

Ke një mesazh të fundit për çdo klient tuajin?

I falënderoj pa fund të gjithë për besimin që më kanë dhënë. Më vjen mirë që kanë vlerësuar punën time dhe mundin, por edhe bukurinë dhe veçorinë e ‘Markis’. Nuk mund të lë pa përshëndetur veçanërisht klientët nga Kosova dhe nga Shqipëria, janë shumë dhe janë më të veçantët për mua. I falënderoj pa fund që zgjedhin “Markis” dhe më japin kaq shumë lumturi në çdo porosi të tyren.

POST A COMMENT