Sorry, no posts matched your criteria.

Noizy në Eurovision? Mos u habisni nëse ndodh

E kishit menduar ndonjëherë Noizy-n në Eurovision? Epo reperi ka shprehur dëshirën se do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian.

Noizy ka qenë i ftuar në “Abc e Pasdites”, ku është pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë të marrë pjesë në Eurovizion. Noizy tha se do e mendonte si mundësi duke premtuar që do bënte maksimumin dhe do kishte shumë impakt nëse diçka e tillë do të ndodhte.

“Do kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa europianë dhe nuk do e lija Shqiperinë në baltë. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video ta shohi me interesim të më fusin aty se do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Më intereson të jem atje se ju garantoj se do bëhet diçka e madhe,” tha Noizy.

Noizy zbuloi edhe disa detaje nga koncerti qê do të mbajë shumë shpejt teksa u surprizua në studio nga të dy prindêrit të cilët i shprehên mbështetjen për koncertin. Reperi tha se gjithë artistët që i kishin premtuar se do jenë në koncert nuk do mungojnë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com