Sorry, no posts matched your criteria.

“Nuk e kam treguar anën time të historisë”, ky koment Beatrix Ramosaj ngriti dyshime

Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Edhe pse pas përfundimit të Big Brother u bë e ditur se marrëdhënia mes saj dhe Donald Veshaj kishte mbaruar, dedikimet apo kunjat në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Beatrix është gjithmonë aktive në rrjetet e saj sociale, por ky postim i fundit në InstaStory duket se është për Donaldin.

Në foto Trixa tregon se si e ka shpëtuar ‘reputacionin’ e të tjerëve duke e fshehur anën e saj të historisë me Donaldin.

“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tuaj të historisë? Atje jashtë duke shpëtuar jetë”– ka shkruar Beatrix.

Mjaftoi vetëm ky koment i Trixës që fansat të aludojnë se ky shkrim ishte një kunjë e hapur ndaj Donaldit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com